Von Der Leyen takon Kurtin në Athinë, i kërkon t’i kthehet dialogut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Athinë me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim, zyrtarja e lartë e BE-së i ka kërkuar Kurtit angazhim për de-përshkallëzim të situatës në Veri të Kosovës.

Po ashtu i ka kërkuar kreut të ekzekutivit kosovar që të riangazhohet në procesin e dialogut, si dhe të zbatojë marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë.

”Kam diskutuar me kryeministrin Albin Kuritn për për të de-përshkallëzuar tensionet në veri të Kosovës, për t’u riangazhuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe për të zbatuar marrëveshjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ajo.

Ursula von der Leyen deklaroi se ”është jetike të rrëzohen barrierat në rajon dhe Ballkani Perëndimor më afër BE-së”.

Kurti është në vizitë në Athinë me ftesë të homologut të tij grek, Kyriakos Mitsotakis.