Votat e kandidatëve për kryeministra, kjo është distanca mes Kurtit e Osmanit

Sot janë publikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.

Po ashtu, janë publikuar edhe votat e secilit kandidat për kryeministër, teksa shihet se kandidati i VV-së, Albin Kurti ka marrë shumicën e votave.

Albin Kurti – 183868.

Vjosa Osmani – 176188.

Kadri Veseli – 146763.

Ramush Haradinaj – 75917.

Fatmir Limaj – 26014.