Voton Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka votuar sot për zgjedhjet komunale.

Ai hodhi votën e tij në shkollën fillore ”Hasan Prishtina” në kryeqytet, përcjell Klankosova.tv.

Krasniqi qe i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Meliza Krasniqi.

Tutje ai është shprehur se zgjedhjet lokale janë zgjedhje për qytetarët dhe jo për politikanët, derisa shpreson që demokracia të fitojë së fundi.