Voton presidenti i Shqipërisë Ilir Meta

Është hapur zyrtarisht procesi i votimit për Zgjedhjet Parlamentare 2021 në Shqipëri.

Presidenti i  Shqipërisë Ilir Meta ka votuar në Qendrën e Votimit në Kopshtin numër.31, Rruga “Pjetër Bogdani” në Tiranë.

Meta që votoi me bashkëshorten e tij, kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, janë bërë votuesit e parë që kanë hedhur votën e tyre për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta bëri thirrje që të gjithë qytetarët të dalin ta shprehin vullnetin e tyre, ta votojnë subjektin dhe kandidatin që dëshirojnë.

Sipas tij votimi këtë herë nuk është vetëm obligim ligjor por edhe akt patriotik.

Kreu i shtetit shqiptar bëri thirrje që gjithë procesi të zhvillohet i qetë pa tensione.