Voziti 150 km/h në zonën ku kufizimi i shpejtësisë ishte 60 km/h, gjobitet me 300 euro shoferi

Policia në Ferizaj e ka gjobitur një shofer për tejkalim të shpejtësisë.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar shoferin Z.G (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h.”

Ai është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.”