Vrasja e 18-vjeçarit, Bulliqi thërret mbledhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, me rastin e vrasjes së 18-vjeçarit, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.

Sipas njoftimit te komunës, tema e kësaj mbledhje është “Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës”.

Vrasja e Lulzim Fejzullahut ka tronditur publikun e gjerë, ndërsa dy të dyshuar të mitur janë arrestuar.

18-vjeçari është varrosur dje në varrezat e qytetit të Podujevës.