Vrasja e dy të rinjve në Fier për motive të ulëta

Policia bën me dije se ka ndërruar jetë edhe i plagosuri nga përplasja me armë në Patos duke e çuar numrin e viktimave në dy.

Mësohet se viktimat janë Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj, të cilët janë vrarë nga gardiani i burgut Martin Skëndaj.

Viktimat u qëlluan brenda Poliklinikës nga Martin Skëndaj, i cili u arrestua më pas nga policia duke i kapur edhe armën e krimit. ABC News ka mësuar se konflikti ka ndodhur për shkak të një femre.

Sot rreth orës 12:20, në ambientet e poliklinikës së Patosit si pasojë e një konflikti, shtetasi Martin Skëndaj ka qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ka mbetur një shtetas i vrarë dhe një i plagosur.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të policisë, është bërë e mundur kapja e autorit dhe sekuestrimin i armës së zjarrit.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.