Ambasada e ShBA-së shpërfill Qeverinë: Përgëzon profesionistët shëndetësorë në luftën kundër Koronavirusit

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka përgëzuar përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë.

Në reagimin e tyre nuk është përmendur fare Qeveria e Kosovës që kryesohet nga Albin Kurti që edhe në statusin e fundit ka përdorur gjuhë të dhunshme dhe “gjakderdhje” për të justifikuar karantinimin e dy komunave veriore të Kosovës nga Republika e Serbisë.

Në të kaluarën, ShBA-ja kishte përmendur edhe Qeverinë e Kosovës.

“I përgëzojmë përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve të shëndetësisë dhe të të tjerëve që po punojnë me mund e me rrezik të madh për të zvogëluar përparimin e COVID-19 në Kosovë. Ata kanë nevojë për mbështetjen e të gjithëve. Duke punuar së bashku, duke ndjekur udhëzimet e profesionistëve të shëndetësisë dhe duke lënë anash ndasitë mes komuniteteve, e mposhtim COVID-19. #TogetherWeCan [#bashkëMundemi]”, thuhet në një postim të Ambasadës amerikane.