SPAK kërkon dënim me burgim të përjetshëm për grekun Efthimoiu Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit në Tiranë.
Për te bashkëpandehurin e tij, Elton Halipajn u kërkua dënim me 35 vite burg.
Devi Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit të 2018. Për këtë ngjarje Prokuroria akuzon si autor ish- anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun. Dyshohet se ai kreu atentatin në këmbim të një shpërblimi.
Elton Halipaj dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që ka marrë pjesë jo vetëm në vrasjen e Devi Kasmit, por dhe disa të tjera. Në këtë rast ai siguroi armët e vrasjes.
Më tej u arrestuan edhe bashkëpuntorët Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, kurse ende dhe sot në kërkim është Aurel Hoxhallari, organizatori i vrasjes së Devi Kasmit.
SYRI.net