Vrasja në Durrës/ Identifikohet një nga viktimat (video)

DURRËS- Të shtëna me armë raportohen në qytetin e Durrësit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë vrarë me kallashnikov dy persona. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 14 në Shkozet të Durrësit. Nuk dihet ende identiteti i viktimave dhe as shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendngjarje.

Report Tv bën me dije se nga të shtënat me armë në Durrës kanë gjetur vdekjen dy persona, të seksit mashkull. Një nga vitkimat quhet Anxhelo Avdia.

Shqiptarja.com