Vrasja në Lipjan, Kurti u shpreh ngushëllime familjarëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike te trë anëtarëve të familjes Bekteshi nga Lipjani.

Përmes një postimi në Facebook, Kurti u ka shprehur ngushëllime familjes Bekteshi dhe të gjithë qytetarëve të Lipjanit.

“Përtej rrethanave që do të sqarohen nga autoritetet, tronditje të tilla lënë boshllëk në zemrat e secilit prej nesh. Sot, jemi pranë familjarëve e miqve të viktimave” ka thënë mes të tjerash kryeministri.

Kujtojmë se sot u raportua për rastin në fjalë që ndodhi pasditën e sotme në fshatin Rufc i Vjetër.

Burimet pohuan se tre viktimat janë dy prindër dhe një djalë nga ky fshat.

Dyshohet se kryefamiljari ka vrarë gruan dhe birin e tij, e më pas ka kryer vetvrasje.