Vrasje dhe vetëvrasje në Maqedoni

Një vrasje dhe një vetëvrasje ka ndodhur sot në mëngjes në Demir Kapi.

Lajmin e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Demir Kapisë, Lazar Petrov, por nuk dha detaje për rastin.

Nga Prokuroria e Kavadarit kanë dalë në vendngjarje dhe bëjnë këqyerjen e vendit të ngjarjes.

“Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Prokuroria.