Vrasje në Viti, policia jep detaje

Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), një person nga fshati Biniq i Vitisë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 nëntor të këtij viti, në fshatin Biniq të Vitisë, kishte ndodhur një vrasje në tentativë me ç’rast një person kishte marrë plagë nga arma e zjarrit, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, si pasojë e plagëve të marra, mbrëmë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka ndërruar jetë një person.

“VRASJE/Fsh. Biniq, Viti 07.11.2020 – 20:00. Lidhur me rastin, viktima e rastit mashkull kosovar në Spitalin e Prishtinës, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Në raporton 24-orësh të policisë, nuk është raportuar për ndonjë të arrestuar e as për motivet që kanë mundur ta shkaktojnë këtë vrasje.