Vrau 3 të afërmit, tenton t’i ikë policisë duke vrapuar nudo

Një adoleshent i dyshuar për vrasje të trefishtë në Virginia është arrestuar pasi tentoi t’i ikë policisë duke vrapuar nudo në rrugë.

Matthew Bernard u arrestua për tre vrasje të shkallës së parë pasditen e së martës.

18-vjeçari besohet se ka qëlluar dhe vrarë tre të afërm të tij në një shtëpi në Keeling.

Policët gjetën trupin e vdekur të njërës prej viktimave, një gruaje, në rrugën e shtëpisë. Ndërsa dy viktimat e tjera, një fëmijë dhe një grua, u gjetën brenda shtëpisë.

Bernard u akuzua si i dyshuari për vrasjet. Kur policia shkoi ta arrestojë ai tentoi ti ikte policisë duke dalë nudo.