Vret veten pronari i një lokali/ Emri

Një person i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike, brenda lokalit të tij.

Ngjarja ka ndodhur në orën 14.00, se në lagjen nr.9, rruga “1 Maji”, në Korçë.

Noa.al mëson se 45-vjeçari Viktor Bardhoshi, dyshohet se ka vrarë veten me armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pritet marrja në pyetje e familjarëve për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur dhe shkaqet që mund ta kenë shtyrë Bardhoshin drejt aktit fatal.