Aksident në autosradën Prishtinë-Ferizaj, 5 persona të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në ora 16:30 minuta në autostradë nga Lipjani për në drejtim të Prishtinës.

Si pasojë e përplasjes së dy veturave, pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Informatat e para janë se në autostradë nga Lipjani në drejtim të Prishtinës ka ndodhur një aksident trafiku. Njësia policore ka kërkuar dy autoambulanca. Aksidenti ka ndodhut në ora 16-30, të përfshira dy vetura dhe lëndime kanë pësuar pesë persona”, ka thënë ai.