Vriten motër e vëlla/ Dyshohet se ish burri i vajzës ka…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme Rrëshenin. Vëlla e motër janë vrarë në oborrin e banesës së tyre në Kodër Rrëshen në rrethana ende të paqarta.

Vrasja dyshohet se ka ardhur për konflikte familjare nga prishja e martesës së vajzës. I dyshuari kryesor për momentin, sipas burimeve është ish-bashkëshorti i saj. Viktimat janë me inicialet V.F. vëllai dhe E.F. motra.

Policia ka ngritur patrulla në gjithë Rrëshenin për kapjen e autorit.