Aksident trafiku në hyrje të Fushë Kosovës, vetura kthehet përmbys

Mjegulla qe ka kapluar vendin gjatë mëngjesit të sotëm e ka vështirësuar qarkullimin në rrugët e Kosovës.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Pejë-Prishtinë, në hyrje të Fushë Kosovës.

Si pasoj e këtij aksidenti janë shkaktuar kolona të gjata në njërën nga rrugët më të ngarkuara të vendit.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti. /IndeksOnline/