Vritet 35 vjeçarja shqiptare në Itali, u qëllua me armë në rrugë teksa po kthehej nga puna

Një 35 vjeçare shqiptare është qëlluar me armë zjarri në mes të rrugës teksa po kthehej nga puna në provincën Casterlfiorentino, Itali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të së enjtes.

Kalimtarët njoftuan menjëherë ambulancën por 35 vjeçarja, e cila punonte si kamariere në një piceri disa metra larg vendit të ngjarjes, vdiq përpara se të transferohej në spital.

Dyshimet janë se ajo mund të jetë ekzekutuar nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, me të cilin nuk ishte ndarë ligjërisht por kishin probleme. Ai rezulton i zhdukur që nga momenti i vrasjes së saj.

Gruaja kishte dy fëmijë 14 dhe 17 vjeç dhe ishte një leje qëndrimi të rregullt në Itali./abcnews.al