Vritet me armë zjarri një person në Shkodër

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur 1 person i vrarë indetiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Ngjarja ka ndodhur në Dobraç. Afër vendit të ngjarjes është konstatuar një makinë e djegur.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.