Vritet një person me armë zjarri në Lezhë

Tronditet Lezha! Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri në zonën e Merqisë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ndërsa viktimë ka mbetur, Gjin Marku. Sipas policisë së Lezhës Marku është vrarë nga T.Gj nga fshati Kashnjet, i cili ishte mik i familjes së viktimës. Shkak për këtë vrasje është bërë një konflikt për shkaqe banale mes viktimës, Gjin Marku dhe autorit T.Gj.

Policia pas identifikimit të autorit të vrasjes është vënë në kërkim të tij, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë ngjarje të rëndë që tronditi qytetin e Lezhës mëngjesin e sotëm.