E kritikoi Qeverinë, VV-ja e Mitrovicës distancohet nga asamblisti i tyre nga Zveçani

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë distancohet nga deklarata e anëtarit tonë Lavdim Pecit nga fshati Zhazhë.

Komuna e Mitrovicës, gjegjësisht, Drejtoria e Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale (DIEMS ), që udhëhiqet nga Nazan Kërveshi, në bashkëpunim me donatorë ka ndihmuar shumë familje në këto fshatra: Lipe, Zhazhe, Boletin, Ceraje, Koshtove, Bistrice, Qabër, Rvatska, Lagjja e Boshnjakeve, Kodra e Minatoreve, Suhodolli. Kanë mbetur të furnizohen edhe “Lagjja e Doktorrëve” dhe “Tre Rrokaqjejtë”.

Ditëve në vijim DIEMS ka planifikuar që të ndihmojë gjitha familjet në nevojë në Komunën e Mitrovicës. Prandaj, deklaratat se në ato pjesë nuk ka pasur ndihma nuk janë të vërteta. DIEMS i ka të gjitha të evidentuara me emër dhe mbiemër, familjeve që kanë qenë përfituese të këtyre pakove.

Po ashtu, ne e denojmë edhe panikun që po mundohet të shkaktohet në këtë kohë pandemie.

Bëjmë thirrje për solidaritet, respektim të vendimeve të qeverisë, rekomandimeve të specialistëve të shëndetësisë dhe veprimeve të zyrtarëve policorë në terren./Fokusi.info/