Vuçiq: Albright do të ketë ndikim të madh në dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth raportimeve se ish Sekretarja e Amerikane e Shtetit, Madeliene Albright do të kyçet në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai e ka përshkruar Albright si njeri me peshë brenda Partisë Demokratike në SHBA, duke shtuar se ajo do të kishte ndikim të madh bisedimet Prishtinë-Beograd.

“Ne do t’i mbrojmë dhe do të luftojmë për interesat tona, do të jetë e lehtë për ne. Kjo është e gjitha që mund të them. Puna jonë është që t’i mbrojmë njerëzit tanë në Kosovë dhe Metohi dhe për të qenë i inert edhe ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë së Serbisë”, ka shtuar Vuçiq për N1, transmeton Klan Kosova.