Vuçiq i ankohet Lajçakut: Kosova vë në dyshim gjithçka që është arritur në procesin e dialogut

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se ka biseduar me ndërmjetësuesin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak.

Ai me këtë rast ka ripërsëritur se Serbia vazhdon të udhëheqë një politikë të përgjegjshme, por edhe ka paralajmëruar se veprimet e Kosovës janë duke vënë në pikëpyetje gjithçka që është bërë arritur deri më tani në procesin e dialogut.