Vuçiq i shkruan letër Bashkimit Evropian lidhur me “helmimin e komisionerëve të KQZ-së”

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një letër Maja Kocijançiq, zëdhënëses së shefes për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini.

Siç shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, në letër ai ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të deklarohet rreth rastit të “helmimit të anëtarëve të Komisionit Zgjedhor të Kosovës (KQZ) të përkatësisë etnike shqiptare”.

“Jam i bindur që pas disa ditësh vëzhgimi vigjilent të aferës ‘helmuese’ në Prishtinë, ju keni një konkluzion se çfarë ka ndodhur saktësisht. Prandaj, unë ju kërkoj t’ju tregoni të gjithë publikut evropian nëse ne serbët kemi helmuar shqiptarët me antraks, rishtar ose ndonjë helm serioz. Nëse kjo nuk është e vërtetë rastësisht, ju lutemi na tregoni publikisht se cilët janë mashtruesit që krijuan gënjeshtrën”, ka shkruar në letër Vuçiq, të cilën e ka shpërndarë edhe në llogarinë zyrtare në Twitter të Presidentit të Republikës së Serbisë.

Ndryshe, disa ditë më parë, KQZ njoftoi se disa 20 anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kishin kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë hapur kutitë me vota që vinin nga Serbia.

“Hetimi pasoi, por u njoftua zyrtarisht se nuk kishte gjurmë helmi në gjakun e anëtarëve të KQZ-së që ishin në kontakt me zarfet. Sidoqoftë, sipas mediave të Prishtinës, prokuroria e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon hetimin e saj jashtë vendit”, shkruan mediumi serb Blic.rs.