Vuçiq në Bruksel, takohet me komisionerin për zgjerim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua sot në Bruksel, pak para orës 11, me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Më parë, Vuçiq bisedoi me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, raporton Tanjug.

Gjatë ditës së djeshme me zyrtarë evropianë është takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.