Vuçiq: Nuk duam luftë, por nuk lejoj të poshtërohet Serbia me zgjidhjen për Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “kurrë nuk do të lejojë askënd ta poshtërojë Serbinë me çfarëdo zgjidhje për Kosovën”.

“Nuk kemi nevojë për luftëra, kemi nevojë për paqe. Por, kurrë nuk do të lejoj askënd të poshtërojë Serbinë me asnjë zgjidhje. Dhe është më e lehtë për mua të paguaj çmimin, por Serbia kurrë nuk do ta paguajë çmimin e poshtërimit dhe të nënçmimit, tha sot Vuçiç në qytetin serb Bllacë, ku ai vazhdoi fushatën e tij ‘Ardhmëria e Serbisë’.

Siç raportojnë mediat serbe, ai tha se ‘nuk erdhi të flasë për tema të mëdha politike, sepse detyra e tij është të durojë të gjitha presionet lidhur me Kosovën dhe Republikën Srpska.

“Por, ta keni parasyshë, çfarëdo që të dëgjoni ose të shihni në TV ose rrjete sociale, kur ata t’ju thonë se dikush po bën zgjidhje degraduese për ne ose se dikush do të na propozojë një zgjidhje që nuk do të dëmtonte interesat e Serbisë, sigurohuni që karriera ime nuk është e rëndësishme dhe se gjithmonë do të përpiqem të ruaj paqen për fëmijët tanë, sepse ata që e kanë kaluar luftën e dinë sa e vështirë është ajo”, tha Vuçiq, përcjell Telegrafi.

Vuçiq falënderoi qytetarët për mbështetjen e tyre dhe për ofrimin e mundësisë që shteti të jetë ai që do të vendosë për lëvizjet e veta politike dhe ‘të jemi të pavarur në vendimmarrje, dhe të përpiqemi të kemi sa më shumë miq dhe kontakte, por që askush tjetër nuk të mis ndërhyjë në politikën tonë’.

“Edhe atyre që thonë ‘mos me rusët’, do t’u themi ‘duam, sepse është interesi ynë të kemi marrëdhënie të mira me rusët’ , gjithashtu me kinezët”, tha Vuçiq.

“Kushdo që na thotë: ‘mos me këtë ose me ata nga Evropa’! Ne do të themi – ‘ne duam, sepse interesi ynë është ta bëjmë këtë dhe të zgjerojmë rrjetin tonë të miqve, pa lejuar kurrë që dikush të poshtërojë Serbinë dhe popullin tonë”, tha Vuçiq.