Vuçiq pas takimit me Chollet: ShBA-ja ta shtyjë Kosovën që t’i respektojë marrëveshjet e nënshkruara

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Ai ka deklaruar se kanë pasur një bisedë kuptimplotë për dialogun Kosovë – Serbi.

“Shpreha pritjet që SHBA-ja të njohë kontributin e Serbisë për paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe të përdorë fuqinë e saj për ta inkurajuar Prishtinën që t’i mbajë obligimet e veta, të respektojë marrëveshjet që pranoi dhe nënshkroi”, ka shkruar Vuçiq.

Chollet, të mërkurën ka qëndruar në Kosovë dhe është takuar me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, me liderët e partive opozitare, Listën Serbë, gazetarë dhe shoqërinë civile.