Vuçiq pas takimit me Zelenskiy tregon që biseduan për Kosovën

Dje gjatë darkës joformale qe e organizoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakisor në kuadër të mbledhjës morën pjesë liderë të ndryshëm të Ballkani, ku pjesmarrës ishin edhe Presidenti i Ukraines Volodymyr Zelenskiy dhe ai i Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq .

Presidenti serb Vuçiq në rrjetin social Instagram ka treguar se mëngjesin e sotëm ka pasur një takim së bashku më Zelenskiy ku kanë folur për ngjarjet në Ukraninë dhe Kosovë.

Për këtë bisedë Vuçiq theksoj se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës.

“Një bisedë e mirë dhe e hapur me Presidentin Volodymyr Zelenskiy për të gjitha çështjet e rëndësishme, si për Serbinë dhe Ukrainën, ashtu edhe për të gjithë rajonin dhe botën. Ne iu referuam ngjarjeve në Ukrainë dhe në Kosovë e Metohi dhe theksova edhe një herë se Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës, të cilën e kemi thënë qartë dhe pa mëdyshje që nga fillimi i konfliktit.”, ka shkruar ai në rrjetin social Instagram.