Çitaku i quan “amatera të rrezikshëm” Kurtin e Osmanin

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku ka kritikuar institucionet e Kosovës për gjithë situatën e krijuar në veri të Republikës së Kosovës.

Ky reagim i Çitakut ka ardhur pas vendimit të sotëm për lirimin e ish-policit Dejan Pantic nga masa e paraburgimit në arrest shtëpiak.

Çitaku ka thënë se betejave për të cilat s’ke dije, guxim dhe vendosmëri që t’iu shkosh deri në fund është më mirë të mos i nisesh fare.

Ajo ka thënë se drejtuesit e institucioneve të Kosovës, kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani janë “amatera të rrezikshëm”.

“Betejat të cilave nuk ke dije, guxim dhe vendosshmëri me ju shku deri në fund, është më mirë mos me i nisë fare. Amatera të rrezikshëm. Udhëheqja e shtetit nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar ajo.