Vuçiq: Shumë shpejt do të takohem me Kurtin në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia nuk mund të ndryshojë asgjë kur bëhet fjalë për qëndrimet e fuqive të mëdha për Kosovën, duke shtuar se i takon lidershipit shtetëror që të luftojë dhe të thotë të vërtetën, të cilën e bëri shumë mirë dje kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq në Leskovc, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me seancën e djeshme kushtuar Raportit të UNMIK-ut, tha se në seancë disa përfaqësues të anëtarëve ishin të balancuar, ndërsa të tjerët ishin të zemëruar.

“Unë nuk mendoj se mund të ndryshojmë asgjë përveç se mund të luftojmë, të themi të vërtetën. Ana Brnabiq e bëri dje, ajo kishte një përgjigje të mirë, por kjo nuk do të ndryshojë qëndrimet e fuqive të mëdha. Po të isha unë. analist, mund te komentoja fjalimet e përfaqësuesit anëtar të OKB-së, por nuk jam dhe nuk mund ta bëj këtë, mund të them vetëm se diku kishte një ndjesi ekuilibri, diku ishte inat i tmerrshem. Kjo është situata aktuale”, tha Vuçiq.

Ai shton se në dy-tri ditët e ardhshme pret të shkojë sërish në Bruksel, ku pritet të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, transmeton FrontOnline.

“Rendi i ditës do të jetë në përputhje me atë që kemi diskutuar me të pestën dhe për të cilën nuk mund të flas sepse kjo është marrëveshja. Pas këtyre takimeve do të dimë diçka më shumë. E jona është të shpëtojmë Serbinë nga çdo masë, por edhe nga shembje e interesave kombëtare dhe shtetërore”, tha presidenti.

Vuçiq, i pyetur nëse mendon se ka ndonjë bashkëpunim mes Albin Kurtit dhe opozitës në Serbi, duke qenë se dje në llogarinë e tij janë dëgjuar kritika si nga Kurti, ashtu edhe nga opozita, Vuçiq thotë se asnjëherë nuk janë kërkuar sanksione për Beogradin.