Vukçeviq: Dosjet e Speciales dolën nga NATO-ja?

Nga selia e vjetër e NATO-s në të renë nuk ka dyshim se janë bartur dokumente, njofton Klan Kosova.

Por dikush po dyshon se disa nga to kanë rrjedhur edhe në duart e gabuara. Bëhet fjalë për mijëra dosje që këto ditë u sollën në selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e ku ndër të tjera dokumentohet edhe korrespondenca dhe takimet që ish-kryeprokurori i Task Forcës Hetuese Speciale, SITF, Clint Williamson me Ish prokurori serb për krime të luftës, Vladimir Vukçeviq.

Është ky i fundit që ka pranuar se pikërisht brenda ndërtesës ku më herët ishte selia e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, në vitin 2014, gjendej edhe zyra e Williamsonit, e cila ishte shumë e siguruar.

Vukqeviq tani ka ngritur dilemën nëse dokumentet kanë rrjedhur edhe nga NATO, ani se tashmë me dëshmitë e mbledhura nga Williamson po merren Dhomat e Specializuara dhe Zyra e prokurorit të Specializuar që u krijuan më vonë me ligjet e Kosovës.

https://youtu.be/xC8TMbvp7mw