Vushtrri, 800 vende të reja pune në Zonën Ekonomike

Projekti për krijimin e zonës ekonomike në Lum Madh të Vushtrrisë, ka marrë dritën jeshile edhe të ministrisë së Tregtisë dhe asaj të Administrimit të Pushtetit Lokal.

Në parcelën e ndarë do të vendosen 22 biznese, shumica prej tyre prodhuese me fokus në eksport, njofton Klan Kosova.

Projekti fillimisht u përkrah edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, por jo edhe kur plani u miratua në asamblenë komunale.

Nga kjo parti thonë se procesi pati parregullsi, pasi LDK prishi koalicionin qeverisës me ta.