Vushtrria shënon Ditën e Çlirimit

Qyteti i Vushtrrisë sot shënoi Ditën e Çlirimit, për çka u mbajt edhe akademi, shkruan Fokusi.info.

I pari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri u shpreh se më 17 qershor agoi dielli i lirisë dhe lindi shpresa për një të ardhme më të mirë për të gjithë vendin duke theksuar edhe se Vushtrria pagoi shtrenjtë për lirinë e saj.

Tahiri tha edhe se në 22 vjetorin e lirisë është momenti i duhur që të mos ngatërrohet politika me shtetin.

“Është privilegj i madh për mua që sot në këtë ditë e bashkë shënojmë ditën e Çlirimit të
Vushtrrisë 17 qershorin. Në këtë ditë të bekuar agoi dielli i lirës, lindi shpresa jonë për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne për të gjithë e Vushtrrisë e Republikës së Kosovës.

I pari i komunës ka kujtuar edhe masakrat e Studimes.

“Sot unë dhe secili nga përulemi me respekt para kujtimit për ata që u flijuan për lirinë dhe
pavarësinë e Kosovës, atdheut tonë të shtrenjtë. Vushtrria e pagoi shumë shtrenjtë lirinë tonë.

Fjalë rasti pati edhe Safet Hasani nënkryetari i shoqatës së invalidëve të luftës. Ai tha se se 17 qershori ishte dita kur qytetarët e Vushtrrisë dhe Kosovës realizuan aspiratat për liri e demokraci.

Në emër të shoqatave të dala nga lufta e UÇK, Safet Hasani, nënkryetar i shoqatës së invalidëve të luftës

“17 qershori i vitit 1999 ishte dita kur qyteti ynë përfundimisht frymon lirshëm, nga dhuna dhe agrsori serb. Ishte dita kur qytetarët e Vushtrrisë e tërë Kosova pas përpjekjeve gati shekullore u realizuan aspiratat nacionale për liri e demokraci. Në këtë ditë madhështore duke kujtuar të kaluarën dhe historinë tonë ne i kujtojmë vetes obligimet që kemi ndaj atyre që kanë, dëshmorëve, martirëve dhe viktimave të cilët u sakrifikuan për lirinë, demokracinë e Kosovës“, tha ai.

Në këtë 22 vjetor u nda edhe çmimi “nderi i qytetit” . çmim ky që iu nda ish-kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku.

“Faleminderit i nderuar kryetar i komunës Xhafer Tahiri për respektin, për vlerësimin, realisht e ndjejë vetën të nderuar,. Në këtë rast më përket të falënderoj edhe gjithë deputetë e kuvendit të Komunës dhe gjithë ata që menduan që unë meritoj këtë. Unë them sinqerisht se kur më ka thirr kryetari në telefon iu kam lutur që të zgjedh dikë tjetër sepse ka shumë që e meritojnë këtë çmim.

E ndjeva vetën të emocionuar për këto mirënjohje që u ndanë që me të vërtetë që prej tyre që e meritojnë janë edhe më tepër se sa unë[…]urime Dita e Çlirimit të Vushtrrisë, urime edhe përvjetori i 22-të i çlirimit të Kosovës. mendoj që këta përvjetor janë të rëndësishme për secilin prej nesh që të reflektojnë në dy gjëra të rëndësishme, e para që shumë gjenerata e kanë aspiruar këtë liri që po e përjetojmë ne tash dhe këtë aspirim e kanë paguar shtrenjtë gjeneratat e kaluara të popullit tonë”, tha ai.

Titulli “Qytetar Nderi” u nda për Enver Oruqajn, ish komandant i Brigadës 142 të Zonës Operative të Shalës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirënjohja e parë iu nda Hajzer Beqirit për kontributin e dhënë për çështje kombëtare, që njëherit është babai i heroit Bastri Beqiri. Më pas, çmime u ndanë edhe për Lulëzim Krasniqi, post-motrum për kontributin e dhënë si luftëtarë i UÇK-së, Besim Shyti për kontributin e dhënë si veteranë i luftës së UÇK-së, Hajrullah Saraçi për kontributin e dhënë si mjek dhe ish-drejtor i spitalit të qytetit tonë, Mihane Kadriu për sakrificën e familjes e cila për luftën për lirinë humbi bashkëshortin dhe dy djemtë e saj, mirënjohje ndahet edhe për Jakup Nezirin për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, Shaip Azemi për kontributin e dhënë si ish-punëtor i arsimit, Nebahate Zahitri për kontributin e dhënë si infermiere në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, Ferat Isufi, punëtor teknik në QKMF, Jusuf Hajredinaj për kontributin e dhënë në fushën e Arsimit, mirënjohje ndahet edhe për
Shaqir Musliu për kontributin e dhënë si veteran i UÇK-së, Ferki Rshica për kontributin e dhënë për klubin e futbollit Kosova e Vushtrrisë, Zenel Bunjaku për kontributin e dhënë për zhvillimin e ekonomisë së vogël dhe bujqësisë Flora Shabani për kontributin e dhënë në biznese dhe për bashkëpunim shembullor me grupin e grave asamblistë të Kuvendit të Vushtrrisë dhe çmime të tjera. Më këtë rast pati edhe pikë muzikore nga ansambli i këngës dhe valleve “Hasan Prishtina”.

Me mirënjohje u nderua edhe Ansambli nga Mirdita e Shqipërisë që morën pjesë në aktivitetet kulturore arstistike.