Vushtrria vazhdon të ballafaqohet me reduktime të ujit të pijshëm

Edhe pse ishte premtuar se pas ndërtimit të fabrikës së re në fshatin Balincë, qyteti i Vushtrrisë dhe fshatrat e tij do të kenë ujë 24 orë, kjo gjë nuk po ndodhë. Madje, reduktimet e ujit në qytet po vazhojnë nga 2-3 orë, shkruan Fokusi.info.

Derisa qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit, KRU “Mitrovica” ka njoftuar se reduktimet po vijnë si shkak i keqpërdorimit të ujit nga ana e qytetarëve të pandërgjegjshëm.

“Ankesat dhe pyetjet nga ana e qytetareve ne lidhje me mungesen e ujit te pijes na imponuan qe te u NJOFTOJME se mungesa e ujti te pijes ne pjese te ndryshme te qytetit vjen si pasoje e keqperdorimit te ujit te pijes nga ana e qytetareve te pa ndergjegjeshem te cileve u bejme THIRRJE qe ujin e pijes ta perdorin per qellime per te cilat eshte destinuar e jo per ujitje te kopshteve e arave.etj.” thuhet në njoftim.