VV e bojkoton serish seancën që ka të bëj me mbështetjen financiare të Policisë

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës e ftuar nga opozita, ku për rend të ditës ka vetë një pikë, “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”, por edhe kësaj here mungon pjesëmarrja e mazhoranca.

Në këtë seancë janë duke marrë pjesë vetëm deputet të opozitës, ndërsa VV-ja sërish po e bojkoton.

Kujtojmë se edhe javën e kaluar deputetët e Vetëvendosjes nuk kishin marrë pjesë në punimet e seancës plenare.

E kjo kishte bërë që të ndërpritet seanca, pasi nuk kishte kuorum për vazhdimin e saj.

Seanca ka vetëm një pikë të rendit të ditës, që është shqyrtimi i propozim-rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.