Një aksion simbolik ka nisur në sheshin kryesor të Prishtinës ku bëhet thirrje për drejtësi lidhur me rastin e Agon Musliut, 26 vjeçari i cili vdiq në Qendrën Studentore gjatë kohës sa po qëndronte në karantinë.
Sipas videos dhe fotografive, shihet se janë vendosur qindra pllakata në shesh me fotografinë e të ndjerit.
Po ashtu janë përdorur edhe slogane të ndryshme si ‘Unë nuk e pata askënd të më mbrojë’.
Kujtojmë se Musliu vdiq rreth një muaj më parë në Qendrën Studentore, ku po qëndronte në karantinë.
Deri tani janë duke u zhvilluar hetime, pasi që babai i tij, Naim Musliu, ka akuzuar autoritetet e shtetit dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj të birit.
Ky i fundit, raportohet se kishte një gjendje të rënduar psikologjike, por edhe probleme të tjera shëndetësore para se të vendosej në karantinë, pas kthimit nga Gjermania.
Një organizim në pikat e kuqe që janë vendosur në shesh e kanë paralajmëruar për nesër Vetëvendosje. Nga partia e Albin Kurtit kanë deklaruar se nesër do të mblidhen deri në 5 mijë persona.