VV poston sërish video, kësaj radhe godet vetëm LDK-në

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar edhe një video të radhës, por duket se këtë herë e ka me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Ky subjekt parlamentar, që e ka pushtetin aktualisht, në videon e radhës ka publikuar disa deklarata të zyrtarëve të LDK-së.

Bashkëngjitur videos, LVVV ka thënë se Kuvendi votoi ligjin për masat e përkohshsme për produktet themelore dhe stabilizimin në treg, por pa opozitën.

“Ata vazhdimisht deklarojnë se Qeveria e LV është kundër çdo mase që është në ndihmë të qytetarëve dhe bizneseve ndërkohë që votojnë kundër marrëveshjes ndërkombëtare për reformë në skemat sociale, nuk qëndrojnë as në sallë kur votohet për ligjin që cakton çmimet tavan të produkteve bazë, dhe të njëjtin ligj për ta bllokuar e dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.” – thuhet në këtë shkrim.

Në fund, LVV-ja e përmend edhe Trustin, tërheqjen e një pjese të parave që nuk e lejoi pikërisht ky subjekt politik.

Mes tjerash, LVV-ja konsideron se nuk ka pasur alternative serioze, duke përfshirë këtu edhe atë të Trustit.