VV shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët e Asambleve Komunale

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme dhe në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, Lëvizja Vetëvendosje, nga sot ka shpallur zgjedhjet e brendshme për kandidatët për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

Lajmi është bërë i ditur nga degae VV-së në një postim në Facebook.

“Komisioni Zgjedhor Ad Hoc i Qendrës njofton të gjithë aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të cilët janë të interesuar për të kandiduar për anëtarë të Kuvendeve Komunale nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, që të paraqesin deklaratën e kandidaturës nga data 18 korrik deri më 31 korrik 2021, ora 17:00”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ndryshe, Vetëvendosje është subjekti i vetëm që nuk ka nominuar zyrtarisht asnjë kandidat për kryetar të komunave.