VV thotë se ambasadorët do jenë në takimin me LDK-në

Nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi pak minuta më parë ka arritur në Kuvend të Kosovës. Para mediave, shkurtimisht ai ka deklaruar se ambasadorët do të shkojnë në takimin e thirrur për në ora 17:00.

“Ambasadorët do të vijnë në takim”, ka thënë Bislimi, raporton Televizioni T7.

Ndryshe, ambasada gjermane dhe zyra e BE-së në vend kanë deklaruar sot nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët me vendet e QUINT-it.

Takimi mes LDK-së dhe VV-së do të mbahet sot në ora 17:00