Kush e njeh personin në foto, të njoftojë urgjent policinë

I veshur me një xhup ngjyrë gri me shirit të zi, me tuta ngjyrë gri dhe një palë atlete të bardha, personi në foto (Foto-galeri) është shpallur zyrtarisht i humbur.

Mendohet që i riu është rreth 30 vjeç. Ajo që i ka bërë të vështira kërkimet është se deri më tani askush nuk ka denoncuar ndonjë familjar të humbur, në moshën dhe me karakteristikat e tij.

Personi në fjalë e ka pasur të pamundur të japë të dhëna se nga vjen e ku shkon, pasi mendohet se është shurdh-memec dhe prej datës 25 dhjetor ndodhet në mjediset e Komisariatit të Lushnjes.

Ai është gjetur i pa ushqyer, i ulur në një cep në një nga trotuaret e lagjes ‘18 Tetori’ në Lushnje.

I riu ndodhet i strehuar në këtë Komisariat, ndërsa policia ka bërë publike foton e tij dhe kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij.

Dërgoja mikut në: Viber WhatsApp Facebook Messenger