VV: Vendimi i qeverisë për dërgimin e FSK-së në mision paqëruajtës erdhi në moment të papërshtatshëm

Shefi i Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se vendimi i qeverisë për dërgimin e FSK-së në mision paqëruajtës me NATO-n, ka ardhur në moment të papështatshëm.

Ai ka qenë i ashpër me qeveritarët duke thënë se çfarë do të ndodhte nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e qeverisë do të vinte para vendimit për dërgimin e FSK-së në misione paqëruajtëse.

“Misioni për dërgimin i FSK-së jashtë vendit në mision paqëruajtës do të dështonte. Pra një çështje kaq e rëndësishme dhe strategjike është vu në një lloj llotarie që në fundështë marrë vendim. Nuk e di a keni marrë vendim apo ua kanë rikujtuar që duhet ta merrni këtë vendim, është meritë e SHBA-ve ky vendim, jo i juaji. Që të vijë diçka shpejt e shpejt e kësaj rëndësie kaq të madhe është dëshprim.”, tha Liburn Aliu.

Megjithatë, VV ka vendosur të votojë pro vendimit të qeverisë.