Werderi e befason Milot Rashicën

Milot Rashica është rikthyer te Werder Bremen ku ka filluar përgatitjet për sezonin e ri.

Ylli kosovar që edicionin e kaluar u zgjodh lojtari i vitit tek Werder Bremen nga dje ka filluar të përgatitet për sezonin e ri.

Sulmuesi 22 vjeçar nga Vushtrria është aktiv në rrjetet sociale, derisa në postimin e tij të fundit atij i ka komentuar edhe faqja zyrtare e Werder Bremenit.

Miloti ka postuar një foto në Instagram ku tregon se pushimet për të kanë mbaruar, derisa faqja zyrtare e Werderit ka lënë një koment.

“Pushimet janë kryer, rikthehemi në punë tani,” ka shkruar Rashica në Instagram.

Derisa faqja zyrtare e klubit gjerman është përkujdesur që ta befasojë atë me një koment.

“Na bëhet qejfi të shohim se këmbët tuaja janë ende në zjarr”.

Ndryshe, nga edicioni i ri Milot Rashica te Werderi do ta bartë fanellën me numrin 7.

Insporti.com