Greqia në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të zhvillohen nesër në Greqi, qytetarët do të zgjedhin deputetët e periudhës së pas krizës ekonomike dhe memorandumeve, që përfshiu vendin ballkanik.

Më poshtë vijojnë disa fakte rreth këtyre zgjedhjeve:

  • Rreth 10 milionë votues të regjistruar do të votojnë në 21 478 qendra votimi në 59 zona zgjedhore.
  • Në zgjedhje do të marrin pjesë 20 parti politike, të cilat sipas sistemit zgjedhor në vend për kalimin e pragut zgjedhor prej tre për qind do të garojnë për 300 vende në parlament.
  • Partia që del e para në zgjedhje sipas sistemit zgjedhor me qëllim për të lehtësuar formimin e qeverisë do të fitojë të drejtën e 50 deputetëve më shumë.
  • Zgjedhjet, pas shumë kohësh, zhvillohen për herë të parë në stinën e verës.
  • Në zgjedhjet që, që prej vitit 1928, zhvillohen për herë të parë në muajt e verës, parashikohet që temperaturat të dielën të jenë mbi 35 gradë Celsius, çka rrit edhe shqetësimet për një pjesëmarrje të ulët.
  • Sipas sondazheve të fundit, gara e zgjedhjeve do të zhvillohet mes të majtës SYRIZA e udhëhequr nga Cipras dhe kundërshtari i qendrës së djathtë në opozitën kryesore Demokracia e Re (ND), Qiriakos Micotaqis.
  • Pritet që partia e aleancës ”Lëvizja për Ndryshim” (KINAL), që përbën shtyllën e PASOK-ut, Partia Komuniste Greke (KKE) dhe partia e djathtë “Agimi i Artë”, që humbën në zgjedhjet për në PE, pritet që pas këtyre zgjedhjeve të përfshihen në parlament.
  • Në zgjedhje marrin pjesë edhe 17 kandidatë që ndodhen në listat e partive të ndryshme nga komuniteti turk i Thrakisë Perëndimore./atsh