Wilder u kërkon “fer” Joshuas dhe Ruizit: Dua një kampion, një fytyrë, një emër

Deontay Wilder ka këmbëngulur se dëshiron të bëhet kampion i padiskutueshëm në kategorinë e rëndë të boksit, duke e mposhtur Anthony Joshuan apo Andy Ruizin në vitin 2020.

Wilder e mbrojti titullin në divizionin WBC dhe e ruajti rekordin pa humbje, pasi e rrahu Luis Ortizin duke e nokautuar në rundin e shtatë në rimeçin mes tyre të dielën në mëngjes në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.

Menjëherë pas meçit, boksieri amerikan kërkoi caktimin e dy meçeve të mëdha vitin e ardhshëm.

“Në radhë është Tyson Fury për rimeç. Lufta është e caktuar për muajin shkurt, ta shohim”, tha Wilder.

“Pas kësaj, dua meç për unifikim. E dua një kampion, një fytyrë, një emër. E ai emër është Deontay Wilder. E dua një meç unifikues me fituesin”, shtoi ai.

Joshua planifikon t’i rifitojë titujt IBF, WBA dhe WBO nga Ruiz Jr më 7 dhjetor, ndaj të cilit i humbi në disfatën tronditëse në verë.

Para një meçi për kampionin e padiskutueshëm me Joshuan apo Ruizin, Wilder synon ta përfundojë atë që e nisi me Furyn, pas luftën së barabartë në meçin e parë mes vete.