Xhaçka: FASh me 126 ushtarë të rinj

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka njofton se Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë tashmë 126 ushtarë më të aftë, të cilët përfunduan Stërvitjen Individuale të Avancuar në Shkollën e Trupës Bunavi.

Ajo tha se ushtarët e rinj, mes të cilëve edhe 10 vajza, u përgatitën për postin e tyre luftarak në specialitete të ndryshme si Këmbësori, Logjistikë, Ndërlidhje dhe Polici Ushtarake./Fokusi.info/