Lirohen tre mërgimtarët që u rrahën me policë në Merdare

Janë liruar në procedurë të rregullt tre të dyshuarit për sulm ndaj zyrtarëve policorë të Kosovës të enjten në Merdare.

Policia e Kosovës tha sot se me urdhër të prokurorit janë liruar të dyshuarit.

Sherri mes mërgimtarëve dhe policëve në afërsi të pikës kufitare në Merdare të enjten filloi për shkak të tejkalimit të kolonës së automjeteve në dalje të Kosovës.

“Njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin”, thuhet në njoftim. “Pas intervenimit të policisë, për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë”.

“Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar sot policia.