Xhafer Gashi zgjedhet kryetar i Degës së LDK-së në Obiliq

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, është zgjedhur kryetar i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovë në Obiliq.

Lajmi është bërë i ditur nga një postim në Facebook në faqen zyrtare të LDK-së.

“Sot, delegatët e Kuvendit të Degës së LDK-së në Obiliq, pas një procesi demokratik dhe transparent, e në prani të shumë qytetarëve të Obiliqit, zgjodhën me unanimitet të plotë për kryetar të Degës z. Xhafer Gashi, kryetarin aktual të komunës së Obiliqit”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Në shkurt të këtij viti Xhafer Gashi i ishte bashkuar zyrtarisht Lidhjes Demokratike të Kosovës. Paparaci kishte raportuar ekskluzivisht për aderimin e Xhafer Gashit dhe së anëtarësisë së Iniciativës Qytetare për Obiliqin në LDK.