Xhirohet duke gjuajtur me armë, policia bastis një shtëpi në fshatin Greme dhe sekuestron një kallashnikov

Policia ka njoftuar se pas pranimit të informatave për një rast gjuajtje me armë zjarri në fshatin Greme kohë më parë, njësiti kompetent kanë bastisur një shtëpi dhe kanë gjetur kallashnikov.

Aksioni i policisë erdhi pasi në një video të xhiruar në telefon shihet personi duke gjuajtur me armë.

“Hetuesit e Sektorit rajonal në Ferizaj kanë ndërmarrë veprimet e duhura policore  dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit E.G. (m/Kosovar 19 vjeç)  kanë gjetur  dhe  konfiskuar: një armë AK-47  e kalibrit 7,62 mm, një karikator i zbrazët si dhe një bajonetë.

Është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj,  ku pas konsultimit me prokurorin e shtetit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.