Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në një motel

Një 61-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një motel në Ferizaj.

Kështu mëson Klankosova.tv nga burimet e saj.

Lidhur me rastin kanë nisur hetimet, derisa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së burrit.

Vdekjen e ka konfirmuar ekipi mjekësor i cili ka dalur në vendin e ngjarjes.

Klankosova.tv mëson se viktima është shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar edhe policia në Ferizaj, përmes zëdhënësit Kanun Veseli.